Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë: Nga numërimi 50,89 për qind të votave, LVV kryeson me 37,50 për qind
Në vendin e dytë është subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 29,80 për qind

Prishtinë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 50,89 për qind të votave të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, raporton Anadolu.
Sipas rezultateve të para, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me 37,50 për qind.
Në vendin e dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 29,80 për qind, ndërsa në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me 16,29 për qind.
Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma deri më tani kanë marrë 7,92 për qind, ndërsa partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, ka marrë 2,28 për qind të votave.
Subjekti i ri politik, Koalicioni për Familjen, ka marrë 2 për qind.
KQZ më herët ka bërë të ditur se kanë probleme me serverin e faqes elektronike të saj, si pasojë e mbingarkesës. KQZ pritet të dalë në konferencë për media, sapo të numërohet pjesa më e madhe e votave.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.