Bojana Stojanovic
14 maj 2020•Përditësim: 14 maj 2020
Në Serbi, edhe dy persona tjerë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, ndërsa 79 të tjerë janë sëmurë, me çka numri i të infektuarve deri më sot është rritur në 10.374, raporton Anadolu Agency (AA).
Deri në ditën e djeshme, janë testuar 6.194 persona, nga të cilët 79 janë pozitivë ndaj koronavirusit. Në spital janë shtruar 949 pacientë.
Në 24 orët e fundit, kanë vdekur edhe dy persona, që do të thotë se 224 njerëz kanë vdekur deri më tani në Serbi.
Deri më tani janë testuar 162.797 qytetarë dhe janë shëruar 4.084 persona.