BALLKANI

Servisi Anadolu Maqedonisht shënon përvjetorin e nëntë

Që nga themelimi i servisit të Anadolus në gjuhën maqedonase janë publikuar mbi 104 mijë lajme, mbi 33 mijë galeri fotografish dhe mbi 23 mijë video-incizime.

Dzihat Aliju  | 09.11.2024 - Përdıtësım : 10.11.2024
Servisi Anadolu Maqedonisht shënon përvjetorin e nëntë

Shkup

Nëntë vite më parë, më 9 nëntor të vitit 2015, agjencia turke e lajmeve Anadolu hapi servisin e saj në gjuhën maqedonase, me seli në Shkup, nga ku publikohen edhe lajmet në gjuhën shqipe.

Gjatë nëntë viteve të kaluara, servisi i AA-së në gjuhën maqedonase, me publikimin e lajmeve nga rajoni dhe bota, të përcjella me fotografi dhe video nga korrespondentët e agjencisë nga e gjithë bota, ka fituar një rol aktiv në hapësirën mediatike maqedonase, përfshirë edhe te lexuesit e rajonit dhe më gjerë.

Që nga themelimi i servisit të Anadolus në gjuhën maqedonase janë publikuar mbi 104 mijë lajme, mbi 33 mijë galeri fotografish dhe mbi 23 mijë video-incizime.

Përveç gjuhës maqedonase dhe shqipe, lajmet publikohen edhe në gjuhën turke, angleze, arabe, perse, BHSC (boshnjake, kroate, serbe, malazeze), ruse, kurde (dialektet Sorani dhe Kurmanji), frënge, indoneziane dhe spanjolle.

Anadolu ka një histori të gjatë të ekzistencës që nga viti 1920. Ajo është ndër dhjetë agjencitë më të mëdha të lajmeve në botë, duke publikuar lajme në 13 gjuhë botërore.​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın