BALLKANI

Shefi i diplomacisë turke nis takimet zyrtare në Kosovë

Në kuadër të takimeve zyrtare të tij, ministri Fidan është pritur në takim nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, pas çka do të adresohen në një konferencë të përbashkët për media

Ekip  | 06.09.2024 - Përdıtësım : 06.09.2024
Shefi i diplomacisë turke nis takimet zyrtare në Kosovë Foto: Murat Gök / AA

Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, sot qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, raporton Anadolu.

Në kuadër të takimeve zyrtare të tij, ministri Fidan është pritur në takim nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, pas çka do të adresohen në një konferencë të përbashkët për media.

Më vonë, ministri Fidan pritet të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.

Në Prishtinë, ministri Fidan udhëtoi pas vizitës së tij të djeshme në Maqedoninë e Veriut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.