BALLKANI

Shefi i ushtrisë turke pritet në takim në Shkup nga homologu i tij maqedonas

Në kuadër të vizitës zyrtare, Gürak gjithashtu do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova

Dzihat Aliju  | 17.10.2024 - Përdıtësım : 17.10.2024
Shefi i ushtrisë turke pritet në takim në Shkup nga homologu i tij maqedonas Foto: Dzihat Aliju / AA

Shkup

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Türkiyes, gjeneral Metin Gürak, është pritur në takim nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut, gjeneral-major Sashko Llafçiski, raporton Anadolu.

Gjeneral-majori Llafçiski e priti majorin Gürak me një ceremoni të lartë ushtarake në Shtabin e Përgjithshëm në Shkup.

Pas ceremonisë, Gürak dhe Llafçiski zhvilluan një takim kokë më kokë, ndjekur me një takim midis delegacioneve, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoy, si dhe zyrtarë ushtarakë nga të dy vendet.

Gürak nënshkroi në librin kujtimeve në Shtabin e Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut dhe më pas shefat e ushtrisë së dy vendeve ndanë dhurata për njëri-tjetrin.

Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut, temat kryesore të takimit ishin promovimi i bashkëpunimit ushtarak dypalësh, procesi i transformimit dhe modernizimit të ushtrisë maqedonase, si dhe kontributi i saj në operacionet dhe misionet ndërkombëtare.

Në kuadër të vizitës zyrtare, Gürak gjithashtu do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.