Shkup, fillon simpoziumi ndërkombëtar mbi poetin dhe dijetarin nga Ballkani Abdulfettah Rauf
Në simpozium, i cili do të përfundojë nesër, profesorë dhe ekspertë në fushat e tyre do të diskutojnë në sesione të ndryshme mbi poezitë, gjuhën letrare, temat dhe vendin e Abdulfettah Raufit në letërsinë ballkanike

Shkup
Sot në Shkup ka filluar Simpoziumi i Dytë Ndërkombëtar mbi Poetin dhe Dijetarin nga Ballkani Abdulfettah Rauf, organizuar nga Fondacioni i Studimeve Ballkanike, në bashkëpunim me Institutin Yunus Emre dhe Unionin e Shkrimtarëve nga Türkiye, raporton Anadolu.
Në hapje të programit morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend dhe mysafirë të shumtë.
Kryetari i Unionit të Shkrimtarëve nga Türkiye, Prof. Dr. Musa Kazım Arıcan, në fjalën e tij të rastit shprehu kënaqësinë e tij që është pjesë e këtij simpoziumi.
“Për dy ditë, do të flasim për Abdulfettah Rauf Efendiun, bartësin e një kulture dhe historie shumë të thellë, një intelektual të madh, për kujtesën e një kombi, emrin e madh të Ballkanit dhe emrin e madh që e vazhdoi këtë gjurmë”, tha ai.
Drejtori i Institutit Yunus Emre, Yunus Dilber, deklaroi se gati 30 studiues nga Türkiye do të diskutojnë mbi Abdulfettah Efendiun nga perspektiva të ndryshme.
“Si Institut Yunus Emre, jemi të lumtur të kontribuojmë në promovimin botëror të Abdulfettah Efendiut, të cilin mund ta quajmë dijetar i qytetërimit, poet i qytetërimit, dhe në zhvillimin e mirëkuptimit ndërkulturor”, u shpreh ai.
Sevba Abdula, kryetar i Fondacionit të Studimeve Ballkanike, tha se Fettah Efendiu kishte pika të përbashkëta me Jigit Pashën, Isa Beun dhe Jahja Kemalin, dhe se ky emër ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për sa i përket historisë së Shkupit dhe pranisë osmane atje.
Në simpozium, i cili do të përfundojë nesër, profesorë dhe ekspertë në fushat e tyre do të diskutojnë në sesione të ndryshme mbi poezitë, gjuhën letrare, temat dhe vendin e Abdulfettah Raufit në letërsinë ballkanike.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.