BALLKANI

Shkup, hapet edicioni i 15-të i festivalit të filmit dokumentar “MakeDox”

Aktivitetet e festivalit do të zhvillohen deri më 22 gusht në kryeqytetin Shkup, respektivisht në hapësirat e Kurshumli Anit, Muzeut të Maqedonisë, Suli Anit dhe Qendrës Kulturore të Rinisë

Abdulbesar Ademi  | 15.08.2024 - Përdıtësım : 15.08.2024
Shkup, hapet edicioni i 15-të i festivalit të filmit dokumentar “MakeDox” Foto: Umeys Sulejman/AA

Shkup

Në Kurshumli An në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, nën moton “Minim ii emocioneve nëpër kohë”, është hapur edicioni i 15-të i festivalit të filmit dokumentar “MakeDox”, raporton Anadolu.

Aktivitetet e festivalit do të zhvillohen deri më 22 gusht në kryeqytetin Shkup, respektivisht në hapësirat e Kurshumli Anit, Muzeut të Maqedonisë, Suli Anit dhe Qendrës Kulturore të Rinisë.

Program i hapjes mbrëmjen e sotme shfaqi dy filma dokumentar, filmin e shkurtër “How Do You Measure a Year” nga Jay Rosenblatt (SHBA, 2022) dhe filmin artistik “Celluloid Underground” (Mbretëri e Bashkuar/Iran, 2023) nga iraniani Ehsan Khoshbakht.

Pas shfaqjes të filmave, në kuadër të segmentit muzikor “Tregime të natës”, në Kurshumli An performoi muzikantja maqedonase Zarina Prvasevda, ndërsa mbrëmja mbyllet me performancën nga Dj Ishjan Twin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın