Kulturë, BALLKANI

Shqipëri, hapet edicioni i 27-të i Panairit të Librit

Në panairin që organizohet në datat 13-17 nëntor marrin pjesë shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndërkohë në përfundim të tij do të ndahen edhe çmime

Fatjon Cuka  | 13.11.2024 - Përdıtësım : 13.11.2024
Shqipëri, hapet edicioni i 27-të i Panairit të Librit Foto: Olsi Shehu / AA

Prishtinë

Në Shqipëri është hapur edicioni i 27-të i Panairit të Librit "Tirana 2024", me pjesëmarrjen e dhjetëra shtëpive botuese nga disa vende, raporton Anadolu.

Ceremonia e hapjes së panairit është organizuar në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, të shtëpive botuesve, shkrimtarëve dhe studiuesve të fushave të ndryshme.

Ceremoninë e hapjes përshëndetën ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Keti Luarasi dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të ndryshme

Me moton "Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh dhe të rritesh", pinari do të qëndrojë i hapur për disa ditë.

Panairi organizohet në datat 13-17 nëntor nën kujdesin Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionitt të Shqipërisë, Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Bashkisë së Tiranës.

Pjesë e panairit që mbahet në Pallatin e Kongreseve do të jenë ekspozimi i botimeve, prezantime, disa takime me shkrimtarë, tryeza diskutimi dhe aktivitete të tjera.

Në panair marrin pjesë shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndërkohë në përfundim të tij do të ndahen edhe çmime.

Në kuadër të panairit Instituti “Yunus Emre”-Tiranë, do të zhvillojë disa aktivitete në lidhje me figurën dhe veprat e autorit turk Necip Fazıl Kısakürek.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın