Fatjon Cuka
12 Gusht 2021•Përditësim: 13 Gusht 2021
Shqipëria ka regjistruar 274 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 134.761.
Gjatë orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje dhe numri i të vdekurve në vend vazhdon të mbetet 2.460.
Gjithashtu janë shëruar edhe 46 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.549, dhe raste aktive aktualisht janë 1.752.
Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 4.799 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 947.527 testime për personat e dyshuar me COVID-19.