Shqipëri, aktivitet ndërgjegjësues për sigurinë rrugore
Aktiviteti kishte në fokus çështjet mbi respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si një nga mënyrat kryesore të parandalimit të aksidenteve
Tiranë
Në Shqipëri është organizuar një aktivitet ndërgjegjësues për sigurinë rrugore, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore, raporton Anadolu.
Në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor të Shqipërisë në Sheshin “Italia” në Tiranë ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të ndryshme, të organizatave, nxënës dhe aktivistë.
Aktiviteti kishte në fokus çështjet mbi respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si një nga mënyrat kryesore të parandalimit të aksidenteve.
Gjithashtu, është sjellë në vëmendje sensibilizimi i qytetarëve mbi pasojat e pakujdesive gjatë drejtimit të mjetit, si një nga faktorët që shkaktojnë aksidente me pasojë humbjen e jetës.
Gjatë demonstrimeve të ndryshme u theksua se përgjegjshmëria dhe ndërgjegjësimi i çdo drejtuesi mjeti dhe këmbësori janë kyçe për të garantuar sigurinë rrugore dhe për të mbrojtur jetën e të gjithëve.
Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Policinë e Shqipërisë, Kryqin e Kuq Shqiptar dhe disa organizata.
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), gjatë vitit 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,3 për 100 aksidente, nga 16,1 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas INSTAT-it, aksidentet rrugore, në 94,4 për qind të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.