BALLKANI

Shqipëri, mbahet aktiviteti me studentë dhe ish-studentë të kurseve të gjuhës turke

Në aktivitetin e organizuar në ambientet e institutit ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, pedagogë, studiues, studentë, nxënës dhe artistë, ndërsa performuan edhe artistët Selma Bekteshi dhe Daniel Prendi

Fatjon Cuka  | 29.01.2025 - Përdıtësım : 30.01.2025
Shqipëri, mbahet aktiviteti me studentë dhe ish-studentë të kurseve të gjuhës turke

Tiranë

Instituti "Yunus Emre" në Tiranë ka organizuar një aktivitet me fokus studentë dhe ish-studentë të kurseve të gjuhës turke, transmeton Anadolu.

Në aktivitetin e organizuar në ambientet e institutit ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, pedagogë, studiues, studentë, nxënës dhe artistë.

Në fjalën përshëndetëse në hapje të aktivitetit, drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oğuzhan Sakoğlu, u shpreh se qëllimi kryesor i takimit është të bashkëbisedojnë dhe qëndrojnë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

"Ne si Institut ‘Yunus Emre’ vazhdojmë aktivitetin tonë që në vitin 2009 në Tiranë. Për sa i përket kurseve dhe programeve të gjuhës turke që ne zhvillojmë ato zhvillohen njëkohësisht edhe në institutin tonë, por gjithashtu edhe në institucione të tjera që ne kemi bashkëpunim", tha Sakoğlu.

Ai shtoi se gjithashtu vazhdojnë dhe programe tjera në lidhje me tema kulturore dhe artistike.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin dhjetëra studentë dhe ish-studentë të kurseve të gjuhës turke që ka zhvilluar dhe zhvillon Instituti "Yunus Emre" në Tiranë dhe Shkodër.

Gjatë aktivitetit performuan edhe këngëtarja Selma Bekteshi dhe kitaristi Daniel Prendi.

Gjithashtu u ndanë edhe certifikatat për pjesëmarrësit e kursit të shigjetarisë turke që ka organizuar Instituti "Yunus Emre" në Tiranë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.