Saimir Alija
08 Korrik 2021•Përditësim: 09 Korrik 2021
Në Tiranë është mbajtur koncerti i artistit turko-amerikan, Celil Refik Kaya, duke mbledhur së bashku artdashës dhe përfaqësues të institucioneve, raporton Anadolu Agency (AA).
Programi artistik është organizuar nga drejtori artistik i eventit Denis Bizhga me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Institutit Yunus Emre Tiranë dhe Ambasadës së Turqisë në Tiranë, në kuadër të “Albania Guitar Festival”.
Përveç artdashësve, në koncertin e organizuar në Pallatin e Brigadave në Tiranë ishin të pranishëm edhe ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, drejtori i Institutit Yunus Emre Tiranë, Ömer Osman Demirbaş dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.
“Albania Guitar Festival” ka filluar më 1 korrik me pjesëmarrjen e kitaristëve nga disa shtete, si Belgjika, Italia, Spanja dhe Rusia.
Gjatë ditëve të këtij festivali që mbyllet më 10 korrik janë organizuar disa koncerte me pjesëmarrjen e artistëve të ndryshëm.
Kitaristi turko-amerikan Celil Refik Kaya është vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare gjatë karrierës së tij.