BALLKANI

Shqipëri, ndahen certifikatat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Turqishtes

Në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e Instituti "Yunus Emre" - Tiranë ishin të pranishëm drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Ömer Osman Demirbaş, përfaqësues të tjerë të institutit, prindër dhe të ftuar të tjerë

Fatjon Cuka  | 13.07.2024 - Përdıtësım : 13.07.2024
Shqipëri, ndahen certifikatat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Turqishtes Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Instituti "Yunus Emre" - Tiranë ka organizuar aktivitetin përmbyllës të Shkollës Verore të Turqishtes, ndërkohë për pjesëmarrësit janë ndarë certifikatat, raporton Anadolu.

Në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e institutit ishin të pranishëm drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Ömer Osman Demirbaş, përfaqësues të tjerë të institutit, prindër dhe të ftuar të tjerë.

Shkolla Verore e Turqishtes filloi më 1 korrik dhe përfshinte mësimet rreth turqishtes, si dhe aktivitete në sport, pikturë dhe aktivitete të tjera.

Pjesë e shkollës ishin fëmijë të moshës 9-14 vjeç, ndërkohë përgjatë dy javëve pjesëmarrësit u takuan edhe me përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri.

Në fund të aktivitetit për pjesëmarrësit e Shkollës Verore të Turqishtes u ndanë certifikatat, ndërkohë nxënësit pjesëmarrës mund të nisin kursin e plotë të turqishtes.

Shkolla Verore e Turqishtes u organizua nga Instituti "Yunus Emre" - Tiranë, me mbështetjen e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.