BALLKANI

Shqipëri, një tërmet 3.8 ballësh godet qarkun e Fierit

Sipas autoriteteve shqiptare, paraprakisht nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë

Abdula Berisha  | 25.10.2024 - Përdıtësım : 26.10.2024
Shqipëri, një tërmet 3.8 ballësh godet qarkun e Fierit

Tiranë

Një tërmet është regjistruar në Shqipëri, ndërkohë sipas autoriteteve nuk raportohen probleme për qytetarët apo dëmtime në infrastrukturë, transmeton Anadolu.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e Shqipërisë thuhet se sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës të Shqipërisë është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8, me epiqendër në fshatin Kuman, Bashkia Fier, dhe në një thellësi prej 15 km.

"Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë", thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Tërmeti ka ndodhur në orën 19:32, ndërsa është ndjerë në qytetet përreth, duke përfshirë Vlorën, Elbasanin, Beratin, por edhe në Tiranë e Durrës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın