BALLKANI

Shqipëri, përfshihet nga zjarri një xhami

Xhamia në Njësinë Administrative Shupenzë është djegur pasi është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale

Fatjon Cuka  | 21.03.2025 - Përdıtësım : 21.03.2025
Shqipëri, përfshihet nga zjarri një xhami

Albania

Një xhami në Bulqizë të Qarkut të Dibrës është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, transmeton Anadolu.

Xhamia në Njësinë Administrative Shupenzë është djegur pasi është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme.

Në një njoftim nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër thuhet se zjarri në xhami ka rënë në orët e mëngjesit të sotëm, dyshohet se si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik.

"Nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të zjarrit", thuhet në njoftim.

Për shkak të djegies nga zjarri të xhamisë, besimtarët falën namazin e xhumasë në xhami të tjera.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın