BALLKANI

Shqipëri, TUMED në bashkëpunim me YTB-në organizon program iftari

"Duke nisur nga unë dhe gjithë institucionet turke, Fondacioni Maarif, Instituti ‘Yunus Emre’, TIKA, atashetë, jemi të gatshëm për t’ju ndihmuar që Shqipëria të rritet në të gjitha aspektet", tha ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay

Fatjon Cuka  | 17.03.2025 - Përdıtësım : 17.03.2025
Shqipëri, TUMED në bashkëpunim me YTB-në organizon program iftari Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Shoqata e të Diplomuarve në Türkiye e Shqipërisë (TUMED) me mbështetjen e Kryesisë për Turqit Jashtë Vendit dhe Komunitetet e Mike (YTB) ka organizuar program iftari, raporton Anadolu.

Në iftarin e organizuar në ambientet e një hoteli në Tiranë ishin të pranishëm drejtues të institucioneve turke në Shqipëri, përfaqësues të organizatave të ndryshme dhe personalitete nga fusha të ndryshme.

Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, gjatë fjalës së tij u shpreh se shpresojnë që Muaji i Ramazanit të sjellë mirësi dhe begati për popullin turk dhe popullin mik shqiptar.

Ai tha se të diplomuarit në Türkiye po forcojnë lidhjet ndërmjet dy popujve, popullit turk dhe shqiptar dhe, sipas tij, po e bëjnë këtë në mënyrën më të mirë.

"Duke nisur nga unë i pari dhe gjithë institucionet turke, Fondacioni Maarif, Universiteti i New Yorkut në Tiranë (UNYT), Instituti ‘Yunus Emre’, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), atashetë, jemi të gatshëm për t’ju ndihmuar që Shqipëria të rritet në të gjitha aspektet", tha Atay.

Ai theksoi se gjatë vitit 2024 kanë ndodhur disa ngjarje që kanë bashkuar dy popujt, duke veçuar ndër ngjarjet e rëndësishme hapjen e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, me pjesëmarrjen e Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit Edi Rama, si dhe hapjen e MÜSİAD Albania.

"Një çështje tjetër e cila duhet të përmendet është edhe çështja e Palestinës, ku presidenti Erdoğan i ka ndihmuar në maksimum (palestinezët), duke pasur parasysh se ata janë në gjendje shumë të vështirë”, tha ai.

Kryetari i Shoqatës së të Diplomuarve në Türkiye të Shqipërisë (TUMED), Egert Haxhiu, në fjalën tij u shpreh se Muaji i Ramazanit është muaj i begatë në të cilin përmirësojnë anën shpirtërore, përforcojmë ndjenjat humanitare dhe motivohen më tej në solidaritet.

"Që nga dita e themelimit, ne vazhdojmë të kontribuojmë në marrëdhëniet miqësore Shqipëri-Türkiye dhe të kultivojmë pemën tonë historike me rrënjët e saj të thella", tha Haxhiu.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın