Fatjon Cuka
30 Shtator 2020•Përditësim: 01 Tetor 2020
Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 131 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 3 persona kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 13.649 dhe numri i të vdekurve në 387.
Në orët e fundit janë shëruar 115 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 7.847 dhe raste aktive aktualisht janë 5.415.
"Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura në normalitetin e ri", theksohet në njoftimin e ministrisë.
Institucionet shëndetësore në Shqipëri vijojnë testimet dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 88.040 testime për personat e dyshuar me koronavirus.