BALLKANI

Slloveni, në dy ditët e ardhshme do të mbahet Forumi Strategjik i Bledit

Konferenca e 19-të këtë vit do të mbahet nën moton “Bota e realiteteve paralele”

Bedrudin Brljavac  | 01.09.2024 - Përdıtësım : 01.09.2024
Slloveni, në dy ditët e ardhshme do të mbahet Forumi Strategjik i Bledit Foto: AA/Arkiv

Bled

Dy ditët e ardhshme, më 2 dhe 3 shtator, në qytetin slloven Bled do të mbahet konferenca ndërkombëtare “Forumi Strategjik i Bledit”, transmeton Anadolu.

Konferenca e 19-të këtë vit do të mbahet nën moton “Bota e realiteteve paralele”.

Ky forum është konferenca kryesore në Evropën Qendrore dhe Evropën Juglindore dhe mbahet çdo vit në fund të verës në rrethinën alpine të liqenit Bled.

Konferenca do të bashkojë pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, duke i inkurajuar ata të shkëmbejnë mendime dhe të gjenerojnë ide për të zgjidhur sfidat aktuale dhe të ardhshme.

Përveç kësaj, konferenca gjithashtu ofron një mundësi për t’u takuar dhe për t’u lidhur liderët rajonal dhe global.

Siç është paralajmëruar, në këtë forum vjetor do të marrin pjesë presidentja sllovene, Nataša Pirc Musar, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe liderë të shumtë nga rajoni dhe Evropa.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.