BALLKANI

Sofja kërkon dëmshpërblim për familjen e zyrtarit bullgar të OKB-së të vrarë në Gaza

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Georg Georgiev tha se vendi i tij këmbëngul në dëmshpërblim të drejtë për të afërmit e zyrtarit të OKB-së, kapitenin Marin Marinov, i cili humbi jetën në Gaza

Ihvan Radoykov  | 25.04.2025 - Përdıtësım : 25.04.2025
Sofja kërkon dëmshpërblim për familjen e zyrtarit bullgar të OKB-së të vrarë në Gaza

Sofje

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Georg Georgiev tha se vendi i tij këmbëngul në dëmshpërblim të drejtë për të afërmit e zyrtarit të OKB-së, kapitenin Marin Marinov, i cili humbi jetën në Gaza, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim, ministri Georgiev konfirmoi se nga Izraeli kanë marrë informacion zyrtar se kapiteni Marinov u vra nga një predhë tanku i ushtrisë izraelite më 19 mars.

Ai theksoi se pala izraelite ka kërkuar falje nga Bullgaria. "Përveç kësaj, ne do të këmbëngulim për dëmshpërblim të drejtë për familjen e kapitenit Marinov. Kërkojmë që incidente të tilla të mos përsëriten më", thuhet në deklaratën e kryediplomatit bullgar.

Duke theksuar rëndësinë për mbrojtjen e punonjësve të ndihmave humanitare, Georgiev shtoi se bashkësia ndërkombëtare duhet të garantojë sigurinë dhe lirinë e tyre për të kryer detyrat në përputhje me dispozitat e së drejtës ndërkombëtare.

Ai shprehu ngushëllimet për të afërmit e kapitenit Marinov dhe bëri thirrje për respektimin e armëpushimit në Gaza.

"Kërkojmë rifillimin e armëpushimit në Gaza, parandalimin e humbjen e mëtejshëm të civilëve dhe lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve. Ne e vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm me organet politike dhe hetimore të OKB-së dhe do të vazhdojmë të bashkëveprojmë me këto organe në çdo nivel të mundshëm", tha Georgiev.

Kapiteni Marin Marinov u vra në sulmin izraelit ndaj kompleksit të OKB-së në Deir al-Balah në Rripin e Gazës më 19 mars.

Edhe pse më parë ushtria izraelite pretendoi se nuk është përgjegjëse për këtë sulm, më 24 prill njoftoi se "sipas gjetjeve, u konfirmua se vdekja u shkaktua nga zjarri i tankeve nga trupat izraelite që vepronin në zonë".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın