BALLKANI

Të paktën 15 persona të vdekur nga përmbytjet në Bosnjë dhe Hercegovinë

Autoritetet fillmisht njoftuan për 14 viktima, por gjatë vëzghimeve të objekteve të dëmtuara në fshatin Dusina të Fojnicës, është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të moshuar

Bakir Tiro  | 04.10.2024 - Përdıtësım : 04.10.2024
Të paktën 15 persona të vdekur nga përmbytjet në Bosnjë dhe Hercegovinë Foto: Samir Jordamovic/AA

Sarajevë

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve zyrtare nga institucionet kompetente, 14 persona kanë humbur jetën nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në zonën e Jabllanicës, ndërsa një vdekje është konfirmuar në Fojnicë.

Autoritetet fillmisht njoftuan për 14 viktima, por gjatë vëzghimeve të objekteve të dëmtuara në fshatin Dusina të Fojnicës, është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të moshuar. Hetimi për momentin nuk është i mundur për shkak të terrenit të paarritshëm, tha policia.

Ndryshe, përmbytjet e mëdha kanë prekur zonat e qyteteve si Jabllanicë, Kiseljak, Konjic, Fojnica dhe Kreshevë.

Siç njoftohet, si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme është shkaktuar edhe rrëshqitje dheu dhe gurësh në disa zona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın