Tërmet i fuqishëm godet pjesën jugore të Bosnje e Hercegovinës
Gjithashtu, toka u lëkund fuqishëm në Kroaci, në rajonin e Dalmacisë, në Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë dhe Serbi

Sarajevë
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Bosnje e Hercegovinën, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka qenë 5,7 ballë i shkallës Rihter dhe ka ndodhur në zonën e lindore të Hercegovinës në një thellësi prej pesë kilometrash. Sipas të dhënave të EMSC-së, epiqendra e tërmetit ishte afër Stolacit, 30 kilometra në veriperëndim të Bileçës, qytet në pjesën jugore të vendit në rajonin kufitar me Malin e Zi.
Tërmeti është ndjerë në më shumë qytete të Bosnje e Hercegovinës, përfshirë kryeqytetin Sarajevë, ku janë lëkundur ndërtesa. Në qytetet e rajonit të Hercegovinës veçse janë shënuar dëmet e para materiale.
Gjithashtu, toka u lëkund fuqishëm në Kroaci, në rajonin e Dalmacisë, në Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë dhe Serbi.
Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, tërmeti është ndjerë pothuajse në të gjithë vendin, por deri në këtë moment nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Sipas ministrisë, të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.