BALLKANI

TIKA ofron ndihmë ushqimore për personat në nevojë në Maqedoninë e Veriut

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), në kuadër të muajit të Ramazanit ka shpërndarë 57 tonë ndihma ushqimore për personat në nevojë në Maqedoninë e Veriut

Dzihat Aliju  | 06.03.2025 - Përdıtësım : 07.03.2025
TIKA ofron ndihmë ushqimore për personat në nevojë në Maqedoninë e Veriut

Shkup

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), në kuadër të muajit të Ramazanit ka shpërndarë 57 tonë ndihma ushqimore për personat në nevojë në Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu.

TIKA në bashkëpunim me Lidhjen e Organizatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë (MATÜSITEB), organizata ombrellë e shoqatave turke që veprojnë në Maqedoninë e Veriut dhe OJQ-të lokale, ofruan ndihma ushqimore për bashkatdhetarët dhe familjet në nevojë në zonat rurale.

Në kuadër të kësaj, 4.800 pako ushqimore u dorëzuan në 50 fshatra të komunave Karbinci, Shtip, Veles, Llozovë, Strumicë, Demir Kapi, Dojran, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Pehçevë, Tetovë, Sopishtë, Tearcë dhe Studeniçan.

Me shpërndarjen e 57 tonë pakove ushqimore në Maqedoninë e Veriut, bollëku i Ramazanit u nda me familjet me të ardhura të ulëta dhe ata në nevojë të cilët e sigurojnë jetesën nga bujqësia dhe blegtoria në zonat rurale.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın