BALLKANI

TIKA trajnim online për mjekët kosovarë në lidhje me COVID-19

Në trajnimin të cilin ekspertët turq do të transmetojnë përvojat pozitive në Turqi në lidhje me diagnozën, trajtimin dhe zbulimin e burimit të sëmundjes, gjatë katër ditëve do të marrin pjesë mbi 70 mjekë kosovarë

Eren Beksaç  | 06.10.2020 - Përdıtësım : 06.10.2020
TIKA trajnim online për mjekët kosovarë në lidhje me COVID-19 Foto: Eren Beksaç / AA

Prishtinë

Ka filluar trajnimi online për mjekët kosovarë me temë "Metodat e luftimit me COVID-19" nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), raporton Anadolu Agency (AA).

Në hapjen e aktivitetit të organizuar në bashkëpunim me Shoqatën Shëndetësi dhe Civilizim, Shefi i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Partneritetit të TIKA-s, Uğur Tanyeli, tha se qëllimi kryesor i TIKA-s është të ndajë njohuritë dhe përvojën ekzistuese me vendet mike.

Tanyeli theksoi se synojnë që të kontribuojnë në rritjen e kapacitetit dhe zhvillimin e burimeve njerëzore në fushën e shëndetësisë. "TIKA në Kosovë ka bërë shumë investime në fushën e shëndetësisë. Ka investuar edhe në burimin fizik por edhe njerëzor. Inshallah pasi të kaloj pandemia do të jemi shumë të kënaqur të ju presim në vendin tonë", u shpreh ai.

Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, theksoi se pandemia edhe një herë ka treguar rëndësinë e solidaritetit mes vendeve mike dhe vëlla.

"Ne si Turqi, me udhëzimin e presidentit tonë që nga fillimi i pandemisë Kosovës i kemi bërë ndihma të ndryshme por sigurisht që ky aktivitet i TIKA-s i përshtatshëm me normalen e re është tejet domethënës", tha ambasadori turk.

Në trajnimin të cilin ekspertët turq do të transmetojnë përvojat pozitive në Turqi në lidhje me diagnozën, trajtimin dhe zbulimin e burimit të sëmundjes, gjatë katër ditëve do të marrin pjesë mbi 70 mjekë kosovarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın