BALLKANI

Türkiye ndan 1 milion dollarë për FSK-në

"Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta", tha ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci

Agim Sulaj  | 21.08.2024 - Përdıtësım : 21.08.2024
Türkiye ndan 1 milion dollarë për FSK-në Foto: Arkiv / AA

Prishtinë

Kosova ka pranuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Türkiyes e cila ka ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës 31 milionë lira apo rreth 1 milion dollarë amerikanë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), transmeton Anadolu.

Në një njoftim në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes së jashtme ushtarake nga qeveria turke.

"Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta dhe kontributi i Republikës së Türkiyes në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë i vazhdueshëm si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të pajisjeve ushtarake", theksoi Maqedonci.

Ai falënderoi Republikën e Türkiyes për donacionin, duke siguruar që bashkëpunimi i ndërtuar në frymën e besimit të dyanshëm, do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.

"Türkiye si shtet mik mbetet njëri nga partnerët strategjik më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës", shtoi Maqedonci.

Kosova dhe Türkiye kanë bashkëpunim të ngushtë në fushën e mbrojtjes. Të dy shtetet nëpërmjet ministrave përkatës të mbrojtjes, në janar të këtij viti nënshkruan Marrëveshje kornizë ushtarake që parasheh bashkëpunim në fushën e stërvitjeve dhe edukimit ushtarak, në industri të mbrojtjes, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake dhe operacione paqeruajtëse dhe humanitare.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın