Turqia shpërndan ndihma për familjet në nevojë në Shqipëri me rastin e muajit të Ramazanit
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) do të shpërndajë në të gjithë vendin 3.500 pako me ushqime për familjet që kanë fëmijë jetimë me rastin e muajit të Ramazanit
Tiranë
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka shpërndarë në Shqipëri për familjet e fëmijëve jetimë ndihma në pako ushqimore me rastin e muajit të Ramazani, raporton Anadolu Agency (AA).
Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, në deklaratën e tij për AA, duke informuar se në bashkëpunim me TIKA-n dhe Fondacionin ALSAR do të shpërndajnë 1.000 pako iftari, tha se ky numër në mbarë vendin është 3.000.
Ai tha se TIKA është një organizatë që ka ndërmarrë aktivitete shumë të rëndësishme në Shqipëri që nga vitet 1990-ta. "Është marka ndërkombëtare e Turqisë që shquhet në aktivitetet e saj për zhvillim dhe ndihmë sociale në Shqipëri, të gjithë Ballkanin dhe madje në mbarë botën. Ka zbatuar rreth 600 projekte deri më sot në Shqipëri. Është një organizatë që ka kryer aktivitete dhe projekte shumë të rëndësishme qoftë sociale, kulturore, për zhvillimin e infrastrukturës, ekonomitë lokale", u shpreh ai.
Yörük më tej duke treguar se vazhdojnë aktivitetet e tyre gjatë muajit të Ramazanit, tha se ky muaj është muaj i solidaritetit.
Ai tha se javën e ardhshme me mbështetje dhe kontributet e Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe Institutit "Yunus Emre" në sheshin "Nënë Tereza" do të organizojnë iftar për 1.500 persona, ndërsa falënderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për mbështetjen e tij.
Kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, tha se fëmijët jetimë të fondacionit ALSAR do të ndihmohen nga TIKA me rastin e muajit të Ramazanit.
"Ne prej vitesh si organizatë, prej 16 vitesh bashkëpunojmë me të gjithë institucionet turke dhe vetëm për këtë vit, bashkë me ndihmën e TIKA-s do të ndihmohen në total 10 mijë familje në Shqipëri", u shpreh Gurra.
E pranishme gjatë shpërndarjes së ndihmave ishte edhe koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Emine Gizem Başkan.
TIKA do të shpërndajë në të gjithë vendin 3.500 pako me ushqime për familjet që kanë fëmijë jetimë me rastin e muajit të Ramazanit. Ndihmat përfshijnë produkte ushqimore si miell, oriz, makarona, vaj dhe produkte të tjera.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.