BALLKANI

Turqia vazhdon përgatitjet për ndërtimin e spitalit në Fier

Kryeministri Rama, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, zyrtarë nga Turqia, përfaqësuesi i kompanisë që do të realizojë punimet YDA Group, kanë vizituar vendin ku është planifikuar të ndërtohet spitali rajonal i Fierit

Fatjon Cuka  | 12.01.2021 - Përdıtësım : 13.01.2021
Turqia vazhdon përgatitjet për ndërtimin e spitalit në Fier Foto: Kryeministria e Shqipërisë/AA

Tiranë

Autoritetet e Turqisë dhe Shqipërisë kanë nisur përgatitjet për të realizuar projektin e spitalit që do të ndërtohet nga shteti turk në Fier, transmeton Anadolu Agency(AA).

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, kryetari i delegacionit të Ministrisë turke të Shëndetësisë, Arif Çetin, përfaqësuesi i kompanisë YDA Group që do të realizojë punimet, Hüseyin Arslan dhe zyrtarë të tjerë, kanë vizituar vendin ku është planifikuar të ndërtohet spitali rajonal i Fierit.

Duke publikuar videon nga vizita në rrjetet sociale, kryeministra Rama tha se "sfida është shumë e madhe".

"Me kompaninë turke që do të ndërtojë spitalin e ri rajonal brenda 3 muajsh, e cila do të angazhojë 1.200 punëtorë me 3 turne në 7 ditë të javës", shkroi Rama.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të kompanisë, Rama tha se, "Ju jeni ndër ata që ka reputacionin e madh për zhvillimin e projekteve shumë sfiduese. Tani ne jemi këtu në dispozicionin tuaj, çdo gjë do të jetë si e kërkoni ju. Me mbështetje të plotë. Plani që keni ju parashikon që shumë njerëz të punojnë këtu, prandaj mirësevini dhe ambasadori nga ana juaj dhe ne nga ana jonë do të japim mbështetje të plotë.”

Ndërsa përfaqësuesi i YDA Group, Hüseyin Arslan, në lidhje me projektin tha se do të bëjnë më të mirën.

"Ne si grup, morëm urdhër nga Presidenti ynë, Recep Tayyip Erdoğan, javën e kaluar gjatë vizitës së Kryeministrit të nderuar në Turqi, na instruktuan të finalizojmë. Duhet të dorëzojmë spitalin pas 3 muajsh, ka një bast të madh mbi këtë gjë, e dimë që është një sfidë e madhe, dhe faleminderit për mbështetjen që na dhanë që nga dita e parë", theksoi Arslan.

Ai u shpreh se shpresojnë që të jetë një investim shumë i mirë për infrastrukturën e shëndetësisë shqiptare.

"E dimë rëndësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë. Jemi vëllezër dhe jemi shumë të nderuar për ndërmarrjen e një projekti të tillë kaq sfidues”, tha Arslan.

Kujtojmë se ndërtimin e një spitali në Shqipëri e premtoi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Turqi. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın