Të paktën 51 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur në zjarrin në Koçani
Ministri Toshkovkski, i cili udhëtoi në vendin e aksidentit, në një konferencë për media njoftoi se po ashtu mbi 100 persona janë plagosur si pasojë e zjarrit, të cilët janë dërguar në spitale në Shtip, Koçani dhe Shkup

Shkup
Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Panço Toshkovski, ka konfirmuar se të paktën 51 persona kanë humbur jetën në një diskotekë në Koçani, ku mbrëmë ka shpërthyer një zjarr gjatë një ngjarje argëtimi nga një grup muzikor, transmeton Anadolu.
Ministri Toshkovkski, i cili udhëtoi në vendin e aksidentit, në një konferencë për media njoftoi se po ashtu mbi 100 persona janë plagosur si pasojë e zjarrit, të cilët janë dërguar në spitale në Shtip, Koçani dhe Shkup.
🇲🇰 Të paktën 51 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur në një diskotekë në Koçani, ku mbrëmë ka shpërthyer një zjarr gjatë një ngjarje argëtimi nga një grup muzikor ⤵️
Siç tha ai, shkaqet e zjarrit ishte rezultat i shkëndijave nga mjetet piroteknike të përdorura për efekt ndriçimi.
🔗 https://t.co/kz1Q3VCLM4 pic.twitter.com/NCEOxLNkbS
“Në atë moment, me gjasë, shkëndijat kanë goditur tavanin, i cili ishte me lëndë djegëse, u përhapën shpejt dhe krijuan tym të dendur”, tha Toshkovski.
Ai gjithashtu tha se lidhur me zjarrin në polici është raportuar rreth orës 02:35 dhe se po merret të gjitha masat për “të përcaktuar përgjegjësinë e kësaj tragjedie”.
Toshkovski njoftoi informacione shtesë gjatë ditës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.