Agim Sulaj
25 gusht 2026•Përditësim: 25 gusht 2026
Komandanti Misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, gjeneralmajori Ozkan Ulutas, ka pritur në takim një delegacion të rotacionit të ardhshëm të KFOR-it (KFOR XXXI) në selinë e KFOR-it, në kampin "Film City" në Prishtinë, transmeton Anadolu.
Delegacioni udhëhiqej nga Gjeneralmajori Roberto Vergori i Ushtrisë Italiane – i cili është caktuar si Komandanti i ardhshëm i KFOR-it.
Vergori mori pjesë në programin e trajnimit për drejtuesit kryesor (Key Leader Training), bashkë me Gjeneral-brigade Onur Cakici i Ushtrisë Turke, i caktuar si Zëvendëskomandant i ardhshëm i KFOR-it.
“Ky program synon njohjen e udhëheqjes së re me stafin dhe procedurat operacionale të KFOR-it. Ai është hartuar për të garantuar vazhdimësinë e udhëheqjes, për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale dhe për të nxitur një kuptim të përbashkët të misionit në të gjitha nivelet”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Trajnimi për drejtuesit kryesorë shënon zyrtarisht fillimin e procesit të dorëzim-pranimit të detyrës midis udhëheqjes aktuale dhe asaj të re.
Ky proces do të përmbyllet me një ceremoni të transferimit të autoritetit, këtë vjeshtë.
Ulutas është në mandatin e tij të dytë në krye të KFOR-it në Kosovë. Mandatin e parë ai e mori detyrën në tetor të vitit 2023, pas ngjarjeve në Banjska, ndërsa mandatin e dytë u rikthye dhe u rizgjodh në krye të KFOR-it në tetor të vitit 2025 për një mandat njëvjeçar.