BALLKANI

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup, një nga institucionet më të respektuara të arsimit të lartë në rajon

Falë stafit akademik ndërkombëtar, kampusit modern dhe qindra bashkëpunimeve me universitete dhe institucione të shquar botërore, universiteti u ofron studentëve të tij një edukim me vlefshmëri ndërkombëtare

Dzihat Aliju  | 15.03.2025 - Përdıtësım : 15.03.2025
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup, një nga institucionet më të respektuara të arsimit të lartë në rajon Foto: IBU

Üsküp

I themeluar në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në vitin 2006 nën udhëheqjen e Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe me mbështetjen e filantropëve, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) është një nga institucionet më të respektuara të arsimit të lartë në rajon, duke ofruar arsim cilësor për 18 vjet, raporton Anadolu.

Falë stafit akademik ndërkombëtar, kampusit modern dhe qindra bashkëpunimeve me universitete dhe institucione të shquar botërore, universiteti u ofron studentëve të tij një edukim me vlefshmëri ndërkombëtare.

IBU, ofron shërbime në 8 fakultete dhe 1 shkollë profesionale, përfshirë në 26 programe universitare, 20 pasuniversitare dhe 7 programe doktorate. Universiteti ka një sistem arsimor 100 për qind anglisht, duke u ofruar studentëve të tij strukturë akademike që do t'u japin atyre një avantazh konkurrues në tregun global të punës.

Me 3.800 studentë aktivë, IBU synon të ndihmojë studentët të arrijnë sukses në kompanitë ndërkombëtare dhe karriera akademike kur të diplomohen.

Mundësi arsimi dhe karriere në Evropë

IBU njihet si një nga universitetet me mobilitetin më aktiv të studentëve në kuadër të programit Erasmus+ në Evropë. Duke u ofruar më shumë se 100 studentëve mundësinë për të studiuar jashtë vendit çdo vit, IBU bashkon studentët me botën akademike dhe profesionale globale.

Universiteti ofron një mjedis të vërtetë arsimor ndërkombëtar me një komunitet studentor nga më shumë se 20 vende, duke u ofruar të diplomuarve të tij mundësinë për të krijuar lidhje globale dhe për të fituar mundësi karriere.

IBU gjithashtu është i përfshirë në bazën e të dhënave Anabin, sistemi zyrtar i njohjes dhe vlerësimit akademik të Gjermanisë, në një zhvillim të rëndësishëm që zgjeron mundësitë për arsimim dhe karrierë në Evropë për studentët e tij.

Anabin konsiderohet si një nga burimet më të besueshme për njohjen dhe ekuivalentimin e gradave akademike të huaja. Listimi i IBU-së në këtë platformë ofron një avantazh të rëndësishëm në arsim dhe aplikime për punë, duke siguruar që diplomat e të diplomuarve të njihen zyrtarisht në Gjermani.

IBU shquhet me edukimin e tij në standardet ndërkombëtare, infrastrukturën moderne dhe vizionin global.

IBU ofron qendra inovative për studentët

IBU u ofron studentëve të tij standardet më moderne arsimore me kampusin modern prej 50 mijë metrash katrorë në Shkup. Përderisa fushat arsimore të fokusuara në teknologji dhe inovacion krijojnë një mjedis dinamik të të mësuarit për studentët, ata përforcojnë investimet e tyre në teknologji me qendra inovative si "InnoX Innovation Centre".

Universiteti gjithashtu demonstron forcën e tij në arsimin praktik me objekte të tilla si Balkan Laboratories dhe Balkan Dental Clinic. Duke u ofruar studentëve të tij mundësinë për të ndjekur një karrierë në media dhe komunikim, IBU gjithashtu njihet si universiteti i vetëm privat me një studio televizive në Maqedoninë e Veriut.

IBU mbështet zhvillimin akademik duke u ofruar studentëve mundësi kërkimore shkencore dhe përvojë praktike përmes qendrave të tilla si Lifelong Learning Center dhe Balkan Research Center. Gjithashtu, klinikat si Balkan Dental Clinic dhe Legal Clinic u ofrojnë studentëve përvojë praktike duke i shërbyer gjithashtu komunitetit.

Qendrat si BIT Loft dhe INNOX Innovation Center mbështesin zhvillimin rajonal në fushat e transformimit digjital dhe sipërmarrjes. Teaching and Learning Center dhe IBU HalkBank Library, fuqizojnë studentët me metoda dhe burime moderne arsimore, duke e bërë IBU-n në fushën globale një qendër arsimore dhe kërkimore.

IBU shquhet si një nga universitetet më prestigjioze në rajon

Më shumë se 1.800 persona kanë diplomuar deri më sot nga IBU. Universiteti ka siguruar që shumica e të diplomuarve të tij janë të punësuar në organizata prestigjioze në Evropë, Türkiye dhe Ballkan.

Shumica e studentëve shtetas turq që u diplomuan në universitet morën ekuivalencë dhe ndërtuan karriera të suksesshme në fushat e tyre.

IBU vazhdon të trajnojë liderët e së ardhmes duke përmbushur misionin e tij për të qenë një urë lidhëse midis Türkiyes dhe popujve të Ballkanit. Me vizionin e tij ndërkombëtar, cilësinë akademike dhe kampusin modern, IBU shquhet si një nga universitetet më prestigjioze në rajon.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.