BALLKANI

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup shtron iftare për studentët gjatë gjithë Ramazanit

Programet e iftarit mbahen çdo ditë të Ramazanit në kampusin e IBU-së, ndërsa janë mirëpritur nga studentët

Dzihat Aliju  | 07.03.2025 - Përdıtësım : 08.03.2025
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup shtron iftare për studentët gjatë gjithë Ramazanit Foto: IBU

Shkup

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), që vepron në Shkup, organizon programe iftari për studentët e tij gjatë gjithë Muajit të Ramazanit, raporton Anadolu.

Programet e iftarit që mbahen çdo ditë të Ramazanit në kampusin e IBU-së janë pritur me shumë interes nga studentët.

Rektori i IBU-së, Prof. Dr. Lütfi Sunar, në një deklaratë në kuadër të programit të iftarit, tha se gëzimi i Ramazanit po përjetohet në IBU edhe këtë vit, sikurse çdo vit tjetër.

Ai u shpreh se në iftaret e organizuara në kampus me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm, kanë rastin të bashkohen me studentët.

“Jemi shumë të lumtur që e hapim iftarin tonë këtu me afërsisht 400 studentë çdo ditë dhe ndajmë gëzimin dhe bollëkun e Ramazanit me ta. Studentët tanë vijnë nga vende të ndryshme. Ne jemi një universitet ndërkombëtar dhe në këtë kuptim, është një ndjenjë jashtëzakonisht e privilegjuar dhe e bukur t’i bëjmë studentët tanë të mos ndihen larg familjeve”, tha Sunar.


- “Ramazani nuk është vetëm muaj agjërimi, por edhe muaj solidariteti”

Bora Hoxha, studente në Departamentin e Dizajnit Grafik në IBU, tha: “Atmosfera në iftar është shumë e këndshme. Jemi shumë të lumtur që do ta kalojmë këtë muaj me miqtë tanë në universitet”.

Şevval Arpacı, studente në departamentin e psikologjisë, theksoi se Ramazani është muaji i ndarjes në mes vete dhe bashkimit dhe tha se këto ndjenja i kanë përjetuar në mënyrën më të mirë në IBU.

Studenti i Dizajnit Interier, Almin Alioski tha: “I falënderojmë të gjithë donatorët, sepse falë tyre jemi të gjithë bashkë në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik. Maqedonas, turq, shqiptarë”.

Studentja e Departamentit të Infermierisë Nina Muriç theksoi se programi i iftarit është shumë i këndshëm dhe ushqimi është i shijshëm.

Betül Tanış, studente e Departamentit të Dizajnit Grafik, tha: “Ramazani nuk është vetëm muaj agjërimi, por edhe muaj dhurimi dhe solidariteti. Në këtë mënyrë, ne rrisim unitetin dhe solidaritetin tonë për këtë iftar. Jam në paqe dhe e lumtur që jam këtu”.


- Iftari në IBU organizohet me mbështetjen e bamirësve

Iftaret në IBU, i cili shquhet me projektet e tij sociale në mbështetje të arsimit, mbahen me mbështetjen e bamirësve të ndryshëm për të forcuar kulturën e solidaritetit dhe ndarjes.

Programet e iftarit, ku çdo ditë të Ramazanit u shërbehen ushqime të ngrohta qindra studentëve, bashkojnë studentë nga kultura të ndryshme dhe mbajnë gjallë frymën e unitetit dhe bashkimit të Ramazanit.

Studentë nga Ballkani dhe vende të ndryshme, veçanërisht Türkiye dhe Maqedonia e Veriut, e hapin iftarin në të njëjtën tryezë, duke shfaqur një nga shembujt më të mirë të bashkimit kulturor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın