BALLKANI

Vazhdojnë protestat në Serbi, demonstruesit qëlluan me vezë policinë

Teksa jashtë mbaheshin protesta, brenda objektit, Zharko Miçin u zgjodh kryetar i komunës nga Partia Progresive Serbe në pushtet, në një seancë pa përfaqësues të opozitës

Aleksandar Savanovic  | 24.02.2025 - Përdıtësım : 24.02.2025
Vazhdojnë protestat në Serbi, demonstruesit qëlluan me vezë policinë

Novi Sad

Qytetarë të pakënaqur serbë këtë mëngjes qëlluan me vezë policinë dhe ndërtesën e Kuvendit të Novi Sadit, ku u mbajt seanca për zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës, raporton Anadolu.

Demonstruesit u mblodhën para fillimit të seancës, ku u përballën me gardhe rreth ndërtesës dhe me forca policore. Gazetarët u lejuan të hynin në ndërtesën e Kuvendit pas kontrolleve rigoroze ndërsa anëtarët e opozitës nuk u lejuan të hynin.

Më pas, demonstruesit filluan të hedhin vezë, duke goditur forcat policore dhe ndërtesën e Kuvendit të Novi Sadit.

U aktivizuan edhe forcat e xhandarmërisë, por kjo nuk i ndali protestuesit, të cilët përpos vezëve, përdorën edhe bojë të kuqe, letra higjienike dhe miell.

Në ndërkohë, brenda objektit, Zharko Miçin u zgjodh kryetar i komunës nga Partia Progresive Serbe në pushtet, në një seancë pa përfaqësues të opozitës.

Miçin është avokat dhe deri vonë ka qenë shef i kabinetit të kryeministrit serb në dorëheqje, Millosh Vuçeviq.

Përpos kësaj proteste, studentët vazhdojnë bllokadën dhe protestat, me kërkesa për përgjegjësi penale dhe politike për rënien e një pjese të kulmit të Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 15 persona.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın