BALLKANI

Votohet legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës, deputetët morën zyrtarisht mandatin pas betimit

Kryesuesi Dehari lexoi tekstin e betimit të deputetëve derisa deputetët e dëgjuan dhe më pas u betuan duke qëndruar në këmbë

Agim Sulaj  | 19.04.2025 - Përdıtësım : 21.04.2025
Votohet legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës, deputetët morën zyrtarisht mandatin pas betimit Foto: AA/Arkiv

Prishtinë

Është votuar legjislatura e nëntë me radhë në historinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, raporton Anadolu.

Me 119 vota pro, më të votuarit e koalicioneve, partive politike dhe nismave qytetare morën zyrtarisht postet e ligjvënësve të rinj të Kuvendit të Kosovës.

Pas dy seancave ku dështoi të votohej miratimi i raportit të Komisionit për verifikim të kuorumit dhe mandateve, përfaqësuesit e partive politike u pajtuan që të votojnë për kalimin e tij dhe më pas edhe pikës së dytë, betimin e deputetëve.

Kryesuesi Avni Dehari lexoi tekstin e betimit të deputetëve derisa deputetët e dëgjuan dhe më pas u betuan duke qëndruar në këmbë.

Pas betimit të deputetëve, pika e radhës ishte ajo e votimit për kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës dhe partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje e propozoi deputeten Albulena Haxhiu për kryeparlamentare.

Por nga 115 deputetë të pranishëm në sallë për votimin e kryeparlamentarit, vetëm 57 deputetë votuan pro Haxhiut si kryeparlamentare, 20 vota ishin kundër dhe 3 abstenime.

Pas kësaj, Kuvendi shkoi në një pauzë 15 minutëshe.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.