BALLKANI

Vuçiq dhe Stoltenberg flasin për situatën në veri të Kosovës

Dy bashkëbiseduesit kanë rënë dakord të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm "për shkak të nevojës për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin"

Andelija Stojkovic  | 26.09.2021 - Përdıtësım : 27.09.2021
Vuçiq dhe Stoltenberg flasin për situatën në veri të Kosovës

Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot ka biseduar në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, lidhur me situatën në Kosovë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga kabineti i Vuçiqit, Stoltenberg e vlerësoi situatën si shqetësuese.

Vuçiç ka thënë se Serbia nuk e ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit apo Rezolutën 1244 dhe se nuk e ka rrezikuar ruajtjen e paqes në asnjë mënyrë, thuhet në deklaratë.

"Për shtatë ditë po zgjat pushtimi i plotë i në veri të Kosovës të cilën po zbaton Prishtina dhe të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare 'po heshtin'. Megjithatë, të gjithë papritmas shqetësohen kur shohin helikopterë dhe aeroplanë serbë në Serbinë qendrore, sepse ata nuk duhet të ekzistojnë, ose nuk duhet të ngrihen derisa (Albin) Kurti ose dikush nga bashkësia ndërkombëtare ta miratojë këtë", ka deklaruar Vuçiç.

Siç njoftohet nga kabineti i tij, Vuçiq ka thënë se Serbia respekton të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që ka nënshkruar dhe se ajo gjithmonë do të veprojë me përgjegjësi dhe seriozitet, por se ai vazhdon të pyesë kur fillon formimi i asociacionit të komunave serbe dhe kur do të tërhiqen njësitë e blinduara të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nga veriu i Kosovës.

Ai shprehu mirënjohje ndaj Stoltenbergut "për qëndrimin e duhur dhe dëshirën për të dëgjuar palën serbe". Vuçiq ka pyetur se cilën normë dhe rregullore ndërkombëtare ka shkelur Serbia sot, dje ose në çdo kohë, thuhet në njoftim.

Dy bashkëbiseduesit kanë rënë dakord të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm "për shkak të nevojës për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin".

Qytetarët serbë nga veriu i Kosovës kanë bllokuar rrugët që të çojnë në vendkalimet Jarinjë dhe Bernjak që nga java e kaluar në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciproke të targave të detyrueshme nga Serbia, si dhe heqjen e targave KS dhe targave me shkurtesa të qyteteve në Kosovë të lëshuara nga Serbia, të cilat janë të paligjshme në territorin e Kosovës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.