BALLKANI

Vuçiq pas takimit me Erdoğan: Presim mbështetjen e Türkiyes në proceset e paqes dhe stabilitetit në Ballkan

Vuçiq dhe Erdoğan mbajtën një konferencë pas takimit të tyre në Pallatin Presidencial, mbledhjes së Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Türkiye Serbi dhe nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe

Shpetim Hiseni  | 11.10.2024 - Përdıtësım : 12.10.2024
Vuçiq pas takimit me Erdoğan: Presim mbështetjen e Türkiyes në proceset e paqes dhe stabilitetit në Ballkan

Shkup

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me homologun turk Recep Tayyip Erdoğan, tha se Türkiye ka rolin dhe fuqinë më të madhe në Ballkan, duke theksuar se presin ndihmën e Ankarasë në proceset e paqes dhe stabilitetit në rajon, raporton Anadolu.

Vuçiq dhe Erdoğan mbajtën një konferencë pas takimit të tyre në Pallatin Presidencial, mbledhjes së Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Türkiye-Serbi dhe nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe.

"Erdoğan gjithmonë ka mbrojtur paqen në Ballkan. Jam mirënjohës për mirëkuptimin që ata ishin në gatishmëri të na dëgjonin", u shpreh Vuçiq, duke shtuar se "Türkiye është një shtet me të cilin i kushtojmë rëndësi krijimit të marrëdhënieve miqësore".

"E vlerësojmë pozicionin politik të Erdoğanit, i cili udhëheq një vend të pavarur, në interes të qytetarëve dhe popullit të Türkiyes dhe jo në interes të disa fuqive të tjera", tha më tej ai.

"Türkiye është me fuqinë dhe rolin më të madh në Ballkan", tha ai, duke shtuar se për këtë arsye, presin mbështetjen e Türkiyes në proceset e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ai vlerësoi presidentin e Türkiyes për avancimin e vendit të tij, duke thënë: "Shikoni se si dukej Türkiye përpara se presidenti Erdoğan të vinte në pushtet. Ai ndryshoi pikëpamjen për vendin e tij. Sot, Türkiye është një nga vendet më moderne në botë".

Ndryshe, në prani të dy presidentëve, dy vendet nënshkruan 11 marrëveshje bashkëpunimi në fusha si energjia, tregtia, teknologjia, sporti, sigurimet shoqërore, menaxhimi i fatkeqësive dhe media.

Përpara vizitës në Serbi, Erdoğan vizitoi Shqipërinë, ku u takua me krerët e shtetit dhe përuroi Xhaminë e Namazgjasë të ndërtuar me kontributet e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Türkiyes dhe Fondacionit të Dijanetit turk.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.