BALLKANI

Vuçiq pretendon se "dy shtete të mëdha" do të tërheqin vendimin për njohjen e Kosovës

Presidenti serb nuk ka specifikuar se për cilat vende bëhet fjalë

Shpetim Hiseni  | 02.01.2025 - Përdıtësım : 03.01.2025
Vuçiq pretendon se "dy shtete të mëdha" do të tërheqin vendimin për njohjen e Kosovës

Shkup

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se dy vende të mëdha do të tërheqin njohjen e tyre të pavarësisë së Kosovës, transmeton Anadolu.

Duke folur për një kanal televiziv lokal, Vuçiq foli për marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.

Presidenti serb ka deklaruar se "dy shtete të mëdha" do të tërheqin vendimin për njohjen e Kosovës, por nuk ka specifikuar se për cilat vende bëhet fjalë.

"Ne presim që dy vende të tjera të tërheqin njohjen e tyre në periudhën e ardhshme. Nuk bëhet fjalë për vende të vogla, por të mëdha, më të mëdha se tonat", ka thënë Vuçiq, duke pohuar se deri më tani, 28 vende kanë tërhequr njohjen e tyre për pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq deklarata të ngjashme ka bërë edhe më parë. Për deklaratën në fjalë ende nuk ka asnjë përgjigje nga Prishtina.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın