BALLKANI

Vuçiq shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb, pas marrëveshjes Shqipëri-Kroaci-Kosovë

Marrëdhëniet Serbi-Kroaci janë acaruar kohët e fundit pasi Kroacia nënshkroi një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shqipërinë dhe Kosovën

Lejla Biogradlija  | 25.03.2025 - Përdıtësım : 25.03.2025
Vuçiq shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb, pas marrëveshjes Shqipëri-Kroaci-Kosovë

Ankara

Me vendimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shkarkuar ambasadorja e Serbisë në Zagreb, Jelena Miliq, transmeton Anadolu.

Vendimi i presidentit serb për emërimin e ambasadorëve të rinj është publikuar sot në "Gazetën Zyrtare".

Në deklaratë thuhet se edhe ambasadorja e Serbisë në Zagreb, Miliq është shkarkuar nga posti i saj dhe se vendimi ka hyrë në fuqi nga sot, ndërsa nuk është ndarë asnjë informacion për arsyen e shkarkimit të ambasadores Miliq.

Marrëdhëniet Serbi-Kroaci janë acaruar kohët e fundit pasi Kroacia nënshkroi një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shqipërinë dhe Kosovën.

Vuçiq, i cili pretendoi se me marrëveshjen e nënshkruar është nisur një garë armësh në rajon, tha se "Ne e morëm mesazhin. Ne do të bëjmë çmos për të mbrojtur vendin tonë".

Nga ana tjetër, Kroacia kishte dhënë mesazhin se mund të bashkëpunonte me cilindo vend që do.

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruan më 18 mars në Tiranë deklaratën e përbashkët të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Nënshkrimi i kësaj deklarate shkaktoi reagime në Serbi.

Deklarata është nënshkruar nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci dhe ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın