BALLKANI

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë: Jehona e votuesve 40,04 për qind, fillon numërimi i fletëvotimeve

“Nga 2.297 vendvotime apo 90.68 për qind e tyre nga gjithsej 2.533 sa janë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosvoës, 9 shkurt 2025, kanë votuar 40.04 për qind apo 789.172 votues”, theksoi Elezi

Agim Sulaj  | 09.02.2025 - Përdıtësım : 10.02.2025
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë: Jehona e votuesve 40,04 për qind, fillon numërimi i fletëvotimeve Foto: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Kosovës ka bërë të ditur se 40,04 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në zgjedhjet e përgjithshme e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri në mbylljen e qendrave të votimit në Kosovë, raporton Anadolu.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se procesi zgjedhor u zhvillua me rregull dhe pa probleme të cilat do ta cenonin mbarëvajtjen e procesit.

“Nga 2.297 vendvotime apo 90.68 për qind e tyre nga gjithsej 2.533 sa janë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, 9 shkurt 2025, kanë votuar 40,04 për qind apo 789.172 votues nga 1.970.944 sa ishin në listën me të drejtë vote”, theksoi Elezi.

Ai tha se deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e vitit 2021 kishin votuar 46,90 për qind apo 827.984 votues.

Elezi tha se menjëherë pas orës 19:00 filloi numërimi i fletvotimeve për subjektet politike dhe tha se KQZ ftoi anëtarët e Këshilleve të Vendvotimit të kryejnë detyrat e tyre me përpikëri dhe të numërojnë saktë çdo votë të qytetarëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.