BALLKANI

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë: Voton kryeministri Albin Kurti

“Përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për katër vjetët e ardhshme. Gëzuar dhe suksese”, theksoi Kurti

Agim Sulaj  | 09.02.2025 - Përdıtësım : 09.02.2025
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë: Voton kryeministri Albin Kurti Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, i cili është kandidat për kryeministër edhe për një mandat me Lëvizjen Vetëvendosje, ka shfrytëzuar të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare të rregullta, raporton Anadolu.

Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka votuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës (UP).

Pas votimit, Kurti falënderoi gjithë qytetarët që shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar, derisa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote të dalin në votime.

“Inkurajoj çdonjërin që të votojë. Ushtrojeni të drejtën demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet. Përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për katër vjetët e ardhshme. Gëzuar dhe suksese”, theksoi Kurti.

Kryeministri Kurti të njëjtin mesazh e përçoi edhe në gjuhën angleze dhe boshnjake.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.