Zgjedhjet parlamentare në Kosovë: Voton presidentja Vjosa Osmani
Presidentja Osmani dha verdiktin e saj në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj

Prishtinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar të drejtën qytetarë për të votuar në procesin e zgjedhjeve të rregullta parlamentare në Kosovë, raporton Anadolu.
Presidentja Osmani dha verdiktin e saj në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.
Ajo priti në radhë pas qytetarëve të tjerë, deri kur i erdhi koha e futjes në sallën e votimit.
Pas votimit, presidentja Osmani tha se sot është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët e Kosvoës të japin kontribut në demokracinë e Kosovës.
Ajo tha se nga ky proces determinohet parlamenti i ardhshëm dhe institucione të tjera, por edhe merren vendime të cilat kanë rëndësi për kualitetin e qytetarëve.
“Shpresoj që e mbara t’i prijë Kosovës, vendit tonë të dashur, dhe një nga mënyrat më të mira për të kontribuuar për Kosovën tonë, është pikërisht duke shfrytëzuar të drejtën në votë”, theksoi Osmani.
Osmani i uroi suksese të gjithë atyre që kandiduan në këto zgjedhje, derisa shtoi se Kosova ka demokracinë më të zhvilluar në rajon dhe kjo duhet të ruhet.