Zv/kryeministri kroat dhe ministër i Bujqësisë Josip Dabro jep dorëheqje
- Dorëheqja e tij vjen pas publikimit të një video që tregonte atë duke qëlluar me armë nga sedilja e pasagjerit përmes dritares së një makine në lëvizje, për të cilën ai fillimisht kërkoi dalje dhe shprehu keqardhje
Sarajevo
ZAGREB (AA) - Zv/kryeministri i Kroacisë dhe ministër i Bujqësisë, Josip Dabro, ka dhënë dorëheqjen, duke njoftuar publikun për këtë vendim mbrëmë përmes rrjeteve sociale, transmeton Anadolu,.
Dabro në rrjetin social X, Dabro tha se jep dorëheqjen e parevokueshme nga posti i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit për “arsye morale”.
“Gjatë mandatit tim, jam udhëhequr nga një vizion dhe vendosmëri e qartë për të bërë ndryshime të nevojshme në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit, për të luftuar parregullsitë dhe për të vendosur marrëdhënie transparente dhe të drejta brenda departamentit tim”, shkroi Dabro.
Megjithatë, shtoi ai, në atë proces është përballur me “presion dhe kërcënime të konsiderueshme”. Ai tha se aktualisht është nën mbrojtjen e policisë.
Më tej, ai tha se është i gatshëm të vazhdojë luftën për përmirësimin e dikasterit që ka drejtuar dhe se është i vetëdijshëm se rrethanat në të cilat ndodhet i krijojnë një barë shtesë si qeverisë ashtu edhe partisë së tij.
Dabro gjithashtu theksoi se do të mbetet i përkushtuar në profesionin e tij dhe se do të kontribuojë në komunitet në mënyra të tjera.
Dorëheqja e tij vjen pas publikimit të një video që tregonte atë duke qëlluar me armë nga sedilja e pasagjerit përmes dritares së një makine në lëvizje, për të cilën ai fillimisht kërkoi dalje dhe shprehu keqardhje, duke shtuar e ngjarja ka ndodhur disa vite më parë dhe se ai ka qëlluar me plumba manovrimi në një “moment të pamenduar”.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.