Bisedimet për Sirinë ne Gjenevë

SHBA ndërpret bisedimet për paqe me talebanët pas sulmit në bazë

Përfaqësuesi special i SHBA-së për pajtimin në Afganistan theksoi se talebanët "duhet të tregojnë se janë të gatshëm dhe të aftë t'i përgjigjen dëshirës afgane për paqe"

Ekip  | 13.12.2019 - Përdıtësım : 13.12.2019
SHBA ndërpret bisedimet për paqe me talebanët pas sulmit në bazë

Kabul

I zemëruar nga sulmi i fundit i talebanëve në Afganistan, negociatori i lartë i SHBA-ve për paqen njoftoi ndërprerjen e bisedimeve të paqes me grupin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një seri postimesh në Twitter, Zalmay Khalilzad, përfaqësuesi special i SHBA-ve për pajtimin në Afganistan, theksoi se talebanët "duhet të tregojnë se janë të gatshëm dhe të aftë t'i përgjigjen dëshirës afgane për paqe".

"Kur u takova me talebanët sot, shpreha zemërim tim për sulmin e djeshëm në Bagram, në të cilin në mënyrë mizore vrau dy dhe plagosi dhjetëra civilë", tha Khalilzad.

Ai shtoi se ekipi negociues amerikan ka marrë "një pauzë të shkurtër për ata (talebanët), që të këshillohen me udhëheqjen e tyre për këtë temë thelbësore".

Megjithatë, Suhail Shaheen, zëdhënësi i zyrës së talebanëve në Katar, në twitter shkroi se ndërprerja u vendos në një takim midis dy palëve në "atmosferë të ngrohtë dhe pozitive".

Të paktën 5 njerëz u vranë dhe 70 të tjerë, kryesisht civilë u plagosën në Afganistan të mërkurën pas një sulmi në mëngjesin e hershëm në bazën ajrore Bagram.

Disa orë pas sulmit, talebanët morën përgjegjësinë për sulmin.

Muajin e kaluar, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua me homologun e tij afgan, Ashraf Ghani gjatë një vizite të papritur në Ditën e Falënderimeve të trupave amerikane në Afganistan, ku ai tha se administrata e tij kishte rifilluar bisedimet e paqes me talebanët.

"Talebanët duan të bëjnë një marrëveshje dhe ne po takohemi me ta dhe u kemi thënë se duhet të arrijmë një armëpushim dhe ata nuk donin të bënin armëpushim, kurse tani ata duan të bëjnë një armëpushim", tha Trump në bazën ajrore Bagram.

"Unë besoj se me siguri do të funksionojë në këtë mënyrë, dhe do të shohim se çfarë do të ndodh", shtoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.