Bisedimet për Sirinë ne Gjenevë

SHBA u bën thirrje shtetasve të saj "të largohen menjëherë nga Rusia"

"Qytetarët amerikanë nuk duhet të udhëtojnë në Rusi ndërsa personat që jetojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë, derisa mbeten mundësitë e kufizuara të udhëtimit për biznes", thuhet në deklaratë

Emre Gürkan Abay  | 28.09.2022 - Përdıtësım : 29.09.2022
SHBA u bën thirrje shtetasve të saj "të largohen menjëherë nga Rusia"

Moskë

Ambasada e SHBA-së në Moskë u bëri thirrje qytetarëve të saj të largohen menjëherë nga Rusia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të Ambasadës së SHBA në Moskë thuhet se ka filluar procesi i pjesshëm i mobilizimit në Rusi.

Në deklaratën, ku përfshihet informacioni se qytetarët amerikanë me nënshtetësi ruse mund të thirren edhe për detyrë ushtarake, theksohet se në një rast të tillë, SHBA-ja mund të mos jetë në gjendje t'i ndihmojë këta shtetas.

Duke theksuar se fluturimet komerciale në Rusi janë në një situatë të kufizuar, qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Rusia duhet të bëjnë në mënyrë të shpejt organizimet e tyre.

"Qytetarët amerikanë nuk duhet të udhëtojnë në Rusi ndërsa personat që jetojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë, derisa mbeten mundësitë e kufizuara të udhëtimit për biznes", thuhet në deklaratë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın