Bisedimet për Sirinë ne Gjenevë

"Evropa duhet të përgatitet për ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz rus"

"Askush nuk e di se si do të veprojë Rusia, ky është një shtet autoritar pa debat publik. Prandaj duhet të përgatitemi për skenarin më të keq", ka thënë kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez

Ekip  | 07.09.2022 - Përdıtësım : 08.09.2022
"Evropa duhet të përgatitet për ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz rus"

Madrid

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez të martën deklaroi se Evropa duhet të përgatitet për skenarin më të keq të ndërprerjes së plotë të furnizimit të gazit rus, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Askush nuk e di se si do të veprojë Rusia, ky është një shtet autoritar pa debat publik. Prandaj duhet të përgatitemi për skenarin më të keq", deklaroi Sanchez në adresimin e tij para Senatit ku foli për planet e ballafaqimit me krizën energjetike.

Ai theksoi se Spanja tashmë ka rritur importin e energjisë nga vende të ndryshme, duke inkurajuar prodhimin nga burime të rinovueshme si dhe duke reduktuar konsumin megjithëse ky vend varet pak nga gazi rus.

"Kjo nuk do të thotë se kriza energjetike nuk ka ndikim tek ne dhe se mund të përkeqësohet duke ngadalësuar rritjen tonë ekonomike ose duke na detyruar të miratojmë më shumë masa të kursimit të energjisë", tha Sanchez.

Ai shtoi se Spanja do të bëjë çmos për të ndihmuar vendet e tjera evropiane, nëse "presidenti rus mbyll rubinetat në veri".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın