Iran, të paktën 41 të vdekur në protestat pas vdekjes së Mahsa Amini-t
Mahsa Amini, 22-vjeçare iraniane, vdiq pasi u arrestua nga policia morale në Teheran më 13 shtator për gjoja se kishte veshur hixhabin e saj në mënyrë të pahijshme
Ankara
Numri i të vdekurve nga protestat në Iran për vdekjen e një gruaje të re në arrest policor është rritur në 41, sipas mediave shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Televizioni shtetëror iranian tha se 41 persona – protestues dhe policë – janë vrarë që kur protestat shpërthyen të shtunën e kaluar pas funeralit të Mahsa Amini-t, një gruaje 22-vjeçare iraniane, e cila vdiq pasi u arrestua nga policia morale në Teheran më 13 shtator për gjoja se kishte veshur hixhabin e saj në mënyrë të pahijshme.
Autoritetet kanë thënë se vdekja e saj për ishte për shkak të një sulmi në zemër, por familja e saj dhe shumë njerëz në Iran e kanë hedhur poshtë pretendimin, duke thënë se ajo ishte viktimë e brutalitetit të policisë. Autoritetet kanë premtuar një hetim të plotë për vdekjen e Amini-t.
Vdekja e saj ka shkaktuar një valë protestash në Iran gjatë javës së kaluar, ku protestuesit bëjnë thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi.
Incidenti ka shkaktuar reagime nga shumë liderë botërorë dhe grupe të të drejtave të njeriut, përfshirë SHBA-në, e cila ka sanksionuar policinë morale të Iranit në përgjigje të “abuzimit dhe dhunës ndaj grave iraniane dhe shkeljes së të drejtave të protestuesve paqësorë iranianë”.