Bisedimet për Sirinë ne Gjenevë

SHBA dënon Iranin për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë

Adrienne Watson, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në një deklaratë me shkrim tha: "SHBA-ja dënon me keqardhje sulmin kibernetik të Iranit kundër aleatit të NATO-s Shqipërisë"

Dildar Baykan Atalay  | 07.09.2022 - Përdıtësım : 07.09.2022
SHBA dënon Iranin për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë

Washington

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, duke dënuar Iranin i cili u përcaktua se qëndron pas sulmeve kibernetike më 15 korrik ndaj Shqipërisë, njoftoi se Irani do të mbahet përgjegjës për ato që ka kryer, transmeton Anadolu Agency (AA).

Adrienne Watson, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në një deklaratë me shkrim tha: "SHBA-ja dënon me keqardhje sulmin kibernetik të Iranit kundër aleatit të NATO-s Shqipërisë".

Ajo ka vënë theksin se mbështesin thirrjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për të mbajtur përgjegjës Iranin për këto veprime të tij. Më tej Watson theksoi se "SHBA-ja do të ndërmarrë hapa për të mbajtur përgjegjës Iranin për shkak të këtij veprimi që ka rrezikuar sigurinë e një vendi aleat dhe që përbën një shembull të keq për botën kibernetike".

Pas sulmit të ndërmarrë më 15 korrik, qeveria e SHBA-së ka inspektuar çështjen në terren, rikujtoi Watson. "Arritëm rezultatin se qeveria e Iranit ka kryer këtë sulm kibernetik të papërgjegjshëm dhe të pamatur dhe se Irani qëndron pas operacioneve të infiltrimit dhe piraterisë kibernetike", tha ajo.

"Do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet afatgjate të Shqipërisë në këtë çështje. U bëjmë thirrje partnerëve dhe aleatëve tanë që të kërkojnë llogari ndaj përgjegjësve të këtyre veprimeve keqdashëse kibernetike dhe të ndërtojnë një të ardhme dixhitale më të sigurt dhe më rezistente", potencoi Watson e cila bëri të ditur se rrjetet qeveritare që u prekën nga sulmi, Shqipëria i konsideron si "infrastrukturë kritike".

- Çfarë ndodhi ?

Autoritetet e Shqipërisë në muajin korrik njoftuan se janë përballur me një sulm të madh kibernetik për të cilin dyshohej se ishte i sinkronizuar dhe kryhej nga jashtë vendit.

Pas evidentimit të sulmit në fjalë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e Shqipërisë mbylli përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe të disa ueb faqeve qeveritare, për t’i rikthyer përsëri në funksion.

Shqipëria njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, si kundërpërgjigje të sulmit kibernetik të kryer në muajin korrik ndaj infrastrukturave dixhitale.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın