Bisedimet për Sirinë ne Gjenevë

Shefja e Komisionit të BE-së: Sulmet ruse në infrastrukturën civile në Ukrainë janë "krime lufte"

"Sulmet që vënë në shënjestër infrastrukturën civile, me një qëllim të qartë për të hequr burrat, gratë dhe fëmijët nga uji, elektriciteti dhe ngrohja, me ardhjen e dimrit… këto janë akte terrori të pastër. Dhe, ne duhet ta quajmë atë si të tillë"

Rabia İclal Turan  | 19.10.2022 - Përdıtësım : 20.10.2022
Shefja e Komisionit të BE-së: Sulmet ruse në infrastrukturën civile në Ukrainë janë "krime lufte"

Istanbul

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka akuzuar Moskën për krime lufte në Ukrainë, duke i quajtur veprimet e ushtrisë ruse "akte të terrorit të pastër", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në adresimin e saj në Parlamentin Evropian në Strazburg të Francës, von der Leyen tha se sulmet ruse kundër infrastrukturës civile, veçanërisht elektricitetit, janë "krime lufte".

"Sulmet që vënë në shënjestër infrastrukturën civile, me një qëllim të qartë për të hequr burrat, gratë dhe fëmijët nga uji, elektriciteti dhe ngrohja, me ardhjen e dimrit… këto janë akte terrori të pastër. Dhe, ne duhet ta quajmë atë si të tillë", theksoi von der Leyen.

Duke theksuar se Komisioni Evropian propozoi një paketë ligjore për adresuar krizën energjetike, von der Leyen tha se përgjigja e mirë ndaj "shantazhit me gaz" të presidentit rus, Vladimir Putin, do të ishte "solidariteti dhe uniteti evropian".

Sipas shefes së Komisionit Evropian, paketa përfshin bashkimin e burimeve për blerjet e përbashkëta të gazit në nivel të Bashkimit Evropian (BE), si dhe ruajtja e energjisë, ndarja e gazit në mbarë BE-në dhe mekanizmat e çmimeve për të adresuar rritjet.

Dje, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi se deri më 10 tetor 30 për qind e termocentraleve të vendit të tij janë shkatërruar, duke shkaktuar ndërprerje masive në mbarë vendin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.