Bota

“Gaza duhet të fshihet nga faqja e dheut”: Deputetja izraelite e partisë së Netanyahut thirrje për spastrim etnik

“Përbindëshat nga Gaza ose do të shkojnë në gardhin jugor dhe do të përpiqen të hyjnë në territorin egjiptian, ose do të vdesin. Gaza duhet të fshihet nga faqja e dheut”, ka thënë Galit Distel Atbaryan

Mücahit Aydemir  | 02.11.2023 - Përdıtësım : 02.11.2023
“Gaza duhet të fshihet nga faqja e dheut”: Deputetja izraelite e partisë së Netanyahut thirrje për spastrim etnik

Kuds

Galit Distel Atbaryan, anëtare e partisë qeverisëse Likud në Izrael, e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu, tha se Gaza duhet të fshihet plotësisht nga faqja e dheut, transmeton Anadolu.

Atbaryan, në një deklaratë në llogarinë e saj në rrjetin social “X”, bëri thirrje për spastrim etnik të Rripit të Gazës.

Duke iu drejtuar izraelitëve, Atbaryan shkroi: “Mos urreni njëri-tjetrin. Përbindëshat ju urrejnë mjaftueshëm. Urreni armikun. Urreni përbindëshat”.

“Madje edhe grindjet më të vogla të brendshme janë humbje çmendurisht budallaqe e energjisë. Investoni këtë energji në një gjë; Për të zhdukur gjithë Gazën nga faqja e dheut. Përbindëshat nga Gaza ose do të shkojnë në gardhin jugor dhe do të përpiqen të hyjnë në territorin egjiptian, ose do të vdesin. Gaza duhet të fshihet nga faqja e dheut”, ka shkruar ajo.

Deputetja izraelite, e cila gjithashtu i përshkroi palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar si “nazistë” dhe uroi “zjarr dhe tym” për ta, tha: “Ka nevojë për një ushtri hakmarrëse dhe mizore izraelite. Çdo gjë më pak është imorale. Është krejtësisht joetike”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın