Nuran Erkul Kaya
05 tetor 2022•Përditësim: 05 tetor 2022
Kompania ruse ‘Gazprom’ ka bërë të ditur se transporti i gazit rus në Itali rifillon përmes Austrisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kompania ruse njoftoi se së bashku me blerësit italianë u arrit zgjidhja e nevojshme që fluksi i gazit të rifillojë drejt Italisë përmes Austrisë.
"Operatori austriak njoftoi gatishmërinë e tij për të konfirmuar nominimet e transportit të ‘Gazprom Export OOO’, që lejon rifillimin e furnizimit me gaz rus përmes Austrisë", tha kompania ‘Gazprom’.
Flukset e gazit të kompanisë ‘Gazprom’ drejt Italisë u ndaluan më 1 tetor për shkak të rregulloreve të reja në Austri që dolën si rezultat i sanksioneve kundër Rusisë.