‘Hëna e Krimbit’ ndriçon qiellin në New York City në perëndim të diellit
‘Hëna e Krimbit’, respektivisht hëna e fundit e plotë e stinës së dimrit në hemisferën veriore, e ka marrë emrin nga tradita vendase amerikane dhe koloniale, që shënon kohën kur krimbat e tokës rishfaqen me rritjen e temperaturave

New Jersey
‘Hëna e Krimbit’ ka ndriçuar në horizontin e Brooklyn-it dhe Statujën e Lirisë, derisa dielli perëndoi në New York City, raporton Anadolu.
Ngjarja qiellore u vëzhgua nga Jersey City, ku u ofrua një pamje mahnitëse e hënës së plotë që ngrihej në sfond të nuancave të zbehta të qiellit të mbrëmjes.
‘Hëna e Krimbit’, respektivisht hëna e fundit e plotë e stinës së dimrit në hemisferën veriore, e ka marrë emrin nga tradita vendase amerikane dhe koloniale, që shënon kohën kur krimbat e tokës rishfaqen me rritjen e temperaturave.
Ky spektakël, i zbukuruar nga monumentet ikonike të qytetit, tërhoqi vëmendjen e fotografëve dhe vëzhguesve të qiellit, duke shtuar hijeshinë vizuale të horizontit të mbrëmjes së New York-ut.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.