Fatjon Cuka
01 Mars 2021•Përditësim: 02 Mars 2021
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po realizon një vizitë në Bruksel, ndërkohë ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri Rama është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, me komisionerin e BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe zyrtarë të tjerë.
Rama ka publikuar fotot e takimit me zyrtarët e BE-së në rrjetet sociale, ndërkohë gjatë vizitës pritet që të realizojë një takim edhe me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Pjesë e delegacionit që kryesohet nga kryeministri Rama është edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.